Tuesday, June 22, 2021

VIDEO/ U nda nga bashkëshorti, 42 vjeçarja feston me tupana

Ndoshta nuk e keni dëgjuar më pare por një grua në Turqi ka festuar divorcin me bashkëshortin e saj.
More

    Latest Posts

    Njeri me zemër të madhe/ Mane ndërton spital për qytetin e tij të lindjes

    Futbollisti i njohur Sadio Mane, njihet jo vetwm si njw lojtar i madh por edhe mjaft bujar. Ylli senegalez...

    Sadio Mane ndërton spital për qytetin e tij të lindjes

    Futbollisti i njohur Sadio Mane, njihet jo vetëm si një lojtar i madh por edhe mjaft bujar. Ylli senegalez...

    VIDEO/ Gol i paparë ndonjëherë, topi përplaset 3 herë në tranverse

    Në kampionatin amerikan të futbollit është shënuar një gol që se kemi parë kurrë. Goli i jashtëzakonshëm u shënua...

    Më 28 qershor ky shtet heq përfundimisht maskat

    Ndërsa normat e infeksionit të koronavirusit vazhdojnë të bien në Itali, autoritetet shëndetësore thanë se ata do të vlerësojnë kërkesën aktuale për...

    10 prindër të famshëm që rritën fëmijë me ‘zemër të madhe’

    Të famshmit Hollywood-it duken të larët për njerëzit e zakonshëm.

    Të vafërit mendojnë se milionat e tyre ua kanë bërë zemrën e ngurtë dhe se askush nuk mendon dhe as që i kthen sytë për ta.

    Por nuk mund të harrojmë se të famshmit janë gjithashtu njerëz tme zemër e shpirt, ashtu si të gjithë ne.

    Shumë prej tyre janë ‘njerëz me këmbë në tokë’ dhe prindër që kanë investuar tek fëmijët e tyre, duke mbjellë dashurinë më qenien njerëzore dhe për vetë jetën.

    Sot ju sjellim disa nga rastet ku fëmijët e të famshëmve bëjnë bamirësi dhe kanë një zemër të madhe edhe për ata që nuk i kanë mundësitë e tyre.

    1. Djali i Will Smith, Jaden

    Will Smith dhe Jada Pinkett Smith patjetër që kanë rritur një djalë të shkëlqyer; pasi aktori dhe reperi, Jaden Smith, ka qenë duke luftuar betejën kundër të pastrehëve.

    Jaden po hap një restorant të quajtur ‘I Love You’ që do të lejojë që njerëzit e pastrehë të ushqehen shëndetshëm dhe falas.

    Djali i aktorit të madh e ka zemrën aq të madhe saqë ai i kaloi 21 ditëlindjet e tij duke ushqyer të pastrehët në rrugët e Los Anxhelosit.

    Ai,  me kamionin e tij mbushur me ushqime u dhuronte të varfërve ushqim të bollshëm e vegan.

    Will Smith është një shembull i prindit shembullor që ka formuar dikë kaq të ri, duke ndikuar që ai të zgjerojë sipërmarrjen e tij të biznesit, për të qenë në gjendje të kujdeset për shumë më tepër njerëz, të cilët shpesh injorohen nga të tjerët.

    2. Vajza e Cindy Crawford, Kaia Gerber

    ‘Save With Stories’ është një iniciativë bamirësie që bashkëpunoi me organizatat bamirëse, ‘Save The Children’, në mënyrë që të grumbullojë para për fëmijët në nevojë.

    Shumë të famshëm, duke përfshirë vajzën e Cindy Crawford, Kaia Gerber, u shfaqën në serinë që tregonte histori, ku ata lexonin libra me zë të lartë për fëmijët në nevojë.

    Sipas Kaia, në këto kohë nevoje, është e rëndësishme të gjesh lumturinë dhe të bashkohesh si një komunitet për të ndihmuar ata në nevojë.

    3. Vajza e Stephen Baldwin, Hailey Bieber

    Vajza e aktorit të njohur Stephen Baldwin, Hailey Bieber, ishte një nga shumë të famshmit që promovuan festivalin Fyre.

    Ajo i dhuroi bujarisht të gjitha paratë që fitoi prej festivalit për bamirësi.

    Kjo nuk është e vetmja punë bamirëse e saj.

    Ajo dhe burri i saj, Justin Bieber, bënë një ngjarje bamirësie arti për të promovuar edukimin e artit në komunitetet e pa privilegjuar.

    Hailey gjithashtu mori pjesë në një mbledhje fondesh përmes Unicef ​​për fëmijët që kishin nevojë për kujdes mjekësor, ujë të pastër, ushqim dhe arsim.

    4. Vajza e Sean Penn, Dylan Penn

    Vajza e aktorit Sean Penn, Dylan, mbështeti bamirësinë e babait të saj në vitin 2018 ‘Sean Penn & Friends Haiti Rising Gala’, ku u mblodhën 4 milionë dollarë për Organizatën e Ndihmës J / P Haitian.

    5. Djali i Princit Charles, Princi Harry

    Duket se edhe Harry po ecën në gjurmët e mamasë së tij, Lady Diana.

    Princi Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, janë gjithashtu themeluesit e fondacionit ‘Archewell’ që promovon ndryshimet sistematike kulturore.

    Puna e tyre lartëson komunitetet lokale dhe globale dhe ata sapo njoftuan se po ndërtojnë një qendër të ndihmës së komunitetit në Indi.

    Princi Harry gjithashtu kaloi ca kohë në Afrikë, duke mbjellë pemë në parkun kombëtar Chobe me 200 fëmijë nga shkollat ​​fillore lokale.

    6. Djali i Tom Hanks, Colin Hanks

    Të gjithë e njohin Tom Hanks, megjithatë, jo shumë e dinë se një nga djemtë e tij, Colin, i ngjan shumë babait të tij, kur bëhet fjalë për të qenë një njeri i mirë e me zemër të madhe.

    Kompania e tij, Hanks Kerchiefs, dhuroi një përqindje të të ardhurave të tyre INARA dhe War Child USA.

    Colin gjithashtu postoi në Twitter, duke u kërkuar ndjekësve të tij të bënin bamirësi, me të cilat ai mund të ndihmonte njerëzit në nevojë.

    7. Vajza e Jon Voight, Angelina Jolie

    Vajza e aktorit amerikan Jon Voight, Angelina Jolie, është një tjetër e famshme me një zemër prej ari.

    Ashtu si Ben Stiller, ajo ishte një ambasadore e Agjencisë së Refugjatëve të KB-së deri në vitin 2012-të, kur u emërua si Special Envoy(e dërguara speciale), dhe ajo ka vizituar kampe refugjatësh duke ndihmuar njerëzit në nevojë që kur ishte në të njëzetat e saj.

    Angelina dhe Stella McCartney filluan fushatën ‘Draw Me To Safety’, krahas War Child UK, e cila ndihmon fëmijët në vendet e varfëra.

    Ajo gjithashtu ka fondacionin e saj, ‘Maddox Jolie-Pitt’, i cili synon t’i japë fund varfërisë, të përmirësojë kujdesin shëndetësor dhe arsimin dhe të mbrojë mjedisin në vendin e Kamboxhias.

    Puna e saj bamirëse ka ndihmuar në ndryshimin e jetës së mbi 15,000 fëmijëve në vend.

    8. Vajza e Mick Jagger, Georgia May Jagger

    Vajza e Mick Jagger, Georgia May, kujdeset për planetin tonë, pasi ajo është një ambasadore për ‘Project Zero’, një lëvizje globale e mbështetur nga shkencëtarë, aktivistë, udhëheqës biznesi dhe ekspertë të oqeanit,  të cilët janë të vendosur të shpëtojnë oqeanet tona.

    Ajo gjithashtu mbron të drejtat e barabarta dhe të drejtat e grave.

    9. Vajza e Kurt Russell, Kate Hudson

    Kurt Russell mund të mos jetë babai biologjik i Kate Hudson, por ajo e konsideron atë një figurë babai.

    Dhe mund të themi se ai ka bërë një punë të mirë duke rritur Kate sepse ajo nuk është vetëm e suksesshme, por kujdeset për njerëzit me një dashuri të madhe.

    Aktorja është ambasadore për Programin Botëror të Ushqimit të KB, organizata kryesore humanitare që lufton urinë në të gjithë botën.

    10. Djali i Jerry Stiller, Ben Stiller

    Ben Stiller padyshim që ka një zemër prej ari, dhe vepra e tij bamirëse flet vetë.

    Ai ka fondacionin e tij që u jep fëmijëve mundësinë për t’u arsimuar.

    Stillet ka mbështetur Agjencinë e KB për refugjatët që nga viti 2016, gjithashtu ka mbështetur shumë prej projekteve dhe fushatave të tyre, ku ka ngritur zërin për të mbrojtur të drejtat e refugjatëve./Përkthehu: allnews.al

    TË FUNDIT

    Njeri me zemër të madhe/ Mane ndërton spital për qytetin e tij të lindjes

    Futbollisti i njohur Sadio Mane, njihet jo vetwm si njw lojtar i madh por edhe mjaft bujar. Ylli senegalez...

    Sadio Mane ndërton spital për qytetin e tij të lindjes

    Futbollisti i njohur Sadio Mane, njihet jo vetëm si një lojtar i madh por edhe mjaft bujar. Ylli senegalez...

    VIDEO/ Gol i paparë ndonjëherë, topi përplaset 3 herë në tranverse

    Në kampionatin amerikan të futbollit është shënuar një gol që se kemi parë kurrë. Goli i jashtëzakonshëm u shënua...

    Më 28 qershor ky shtet heq përfundimisht maskat

    Ndërsa normat e infeksionit të koronavirusit vazhdojnë të bien në Itali, autoritetet shëndetësore thanë se ata do të vlerësojnë kërkesën aktuale për...

    Don't Miss

    Shfaqja e rrallë. Ujqit “sulmojnë” aktorin në skenë (VIDEO)

    Një kope ujqish ka sulmuar në skenë aktorin që ishte duke dhënë një shfaqje live. Ngjarja ka...

    Gigi D’Alessio dhe Denise Esposito, janë çifti me i ri i showbizit?

    Më shumë se një vit pas përfundimit të historisë së gjatë me Anna Tatangelo, Gigi D’Alessio, 54 vjeç, duket se është hedhur...

    Këto janë ritualet e mirëqënies për secilën shenjë

    Të gjithë kemi nevojë për një ritual Wellness, ato gjeste të vogla që na lejojnë të kujdesemi për veten, të relaksohemi, të...

    Peshqit e çuditshëm që jetojnë 100 vjet dhe shtatzënia e femrave të tyre zgjat 5 vjet

    Colacanth është një peshk gjigand i çuditshëm, që daton që prej kohës së dinosaurëve. Një studim i ri zbuloi...

    8-vjeçarja dhuron flokët e saj për të sëmurët

    Greta, 8 vjeçe dhe zemër kaq të madhe. Janë kaq të rrallë njerëzit që bëjnë bamirësi, ne jemi mësuar...

    Qendroni te informuar

    To be updated with all the latest news, offers and special announcements.