Tuesday, June 22, 2021

VIDEO/ U nda nga bashkëshorti, 42 vjeçarja feston me tupana

Ndoshta nuk e keni dëgjuar më pare por një grua në Turqi ka festuar divorcin me bashkëshortin e saj.
More

    Latest Posts

    VIDEO/ Gol i paparë ndonjëherë, topi përplaset 3 herë në tranverse

    Në kampionatin amerikan të futbollit është shënuar një gol që se kemi parë kurrë. Goli i jashtëzakonshëm u shënua...

    Më 28 qershor ky shtet heq përfundimisht maskat

    Ndërsa normat e infeksionit të koronavirusit vazhdojnë të bien në Itali, autoritetet shëndetësore thanë se ata do të vlerësojnë kërkesën aktuale për...

    Murtaja e miut detyron evakuimin e të burgosurve

    Murtaja e miut që ka rënë në Australi, tashmë prej muajsh po detyron evakuimin e të burgosurve në një rajon tjetër.

    Çfarë ju shqetëson në marrëdhënien tuaj? Gjëja e parë që shihni në këtë fotografi do t’ua zbulojë!

    Shpesh ne jemi në një qark vicioz, kjo për shkak të dashurisë që kemi për partnerin, ndodh që të mos shohim se...

    Burri transformon shtëpinë e tij në një pyll me 200 lloje bimësh

    Jonny Balchandani, 34 vjeç, bashkëshort dhe baba i dy fëmijëve, ka mbledhur ndër vite rreth 200 lloje bimësh dhe kujdeset me shumë dashuri çdo ditë në shtëpinë e tij.

    Kush hyn në banesa e tyre, në Malvern, një qytezë në kontenë e Worcestershire, britani e Madhe, duhet të ecë në mes të pothuasje 2 mijë bimëve.

    Një angazhim i pamasë në kurimin e tyre, por edhe një shpenzim jo indiferent.

    Vlerësohet se deri tani ka “investuar” në këtë pasion rreth 6 mijë paund. Gjithçka ka nisur me një transferim.

    Pika e kthesës me një transferim

    “Punoja dhe jetoja në Paris – ka shpjeguar – dhe nuk kisha shumë hapësirë dhe as një kopsht.

    Bëhej fjalë më shumë për bimë që jetonin brenda që dukeshin pak më shumë tropikale”.

    Jonny-t i mungonte fshati britanik dhe me shumë mundësi ka menduar se mund  – sado pak të paktën – t’a krijonte në shtëpi.

    Kur më pas është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar ka marrë me vete një pjesë të koleksionit.

    “Personat që vizitojnë shtëpinë në fillim janë pak të habitur. Shohin për pak sekonda me gojën hapur, pastaj fillojnë të qeshin dhe thonë ‘çfarë është kjo?’ Është e pabesueshme”.

    E njëjta bashkëjetesë, nga ana e bashkëshortes Charlotte Evans dhe e fëmijëve, nuk është e thjeshtë.

    “Gjithmonë kam pasur një dashuri për bimët, por nuk kam takuar asnjëherë dikë që të ketë kaq shumë pasion për bimët në përgjithësi –brenda dhe jashtë”.

    Si e ka përjetuar bashkëshortja

    Charlotte ka treguar dhe ka pranuar se në fillim nuk ka qenë e thjeshtë.

    Akoma tani kur spostohet nga njëra dhomë në tjetrën është e lehtë që të “përplaset” nga shkurre, gjethe dhe degë që tashmë kanë zënë çdo cep të shtëpisë.

    Ndërsa fëmijët e shohin ndryshe, Phoenix Rayne, 3 vjeçe, dhe Tallulah Rose 2 vjeç nuk duhet as të dalin nga shtëpia për të luajtur kukafshehtas dhe mund të shpikin histori aventuriere duke qëndruar në dhomën e tyre, duke pasur në dispozicion një xhungël.

    Jonny kalon dy orë në ditë duke kuruar dhe ujitur bimët e tij, një pasion që bashkëshortja nguron t’a pranojë plotësisht.

    “Jonny nuk del për të pirë – shpjegon Charlotte – bimët janë vesi i tij, do të preferoja të ishte në pub çdo fundjavë.

    Ka filluar me disa bimë, pastaj është spostuar ngadalë në dhomën e ndenjes dhe tani është e gjitha e zënë nga njëri cep në tjetrin, lart përgjatë shkallëve dhe varen edhe nga çatia.

    Ndjej se ndonjëherë po jetojmë në një xhungël indoor, por të kujdesesh për to është terapi për të dy”.

    Burri, në jetën e përditshme drejtor marketingu, nuk kujdeset vetëm për bimët e tij.

    Duke parë aftësinë e tij dhe dashurinë për jeshilen, edhe disa miq po i besojnë bimët e tyre kur kanë nevojë për kura të veçanta.

    Dhe funksionon!

    Bimët e marrin veten, miqtë janë të kënaqur bashkë me Jonny-in./ Përktheu: allnews.al

    TË FUNDIT

    VIDEO/ Gol i paparë ndonjëherë, topi përplaset 3 herë në tranverse

    Në kampionatin amerikan të futbollit është shënuar një gol që se kemi parë kurrë. Goli i jashtëzakonshëm u shënua...

    Më 28 qershor ky shtet heq përfundimisht maskat

    Ndërsa normat e infeksionit të koronavirusit vazhdojnë të bien në Itali, autoritetet shëndetësore thanë se ata do të vlerësojnë kërkesën aktuale për...

    Murtaja e miut detyron evakuimin e të burgosurve

    Murtaja e miut që ka rënë në Australi, tashmë prej muajsh po detyron evakuimin e të burgosurve në një rajon tjetër.

    Çfarë ju shqetëson në marrëdhënien tuaj? Gjëja e parë që shihni në këtë fotografi do t’ua zbulojë!

    Shpesh ne jemi në një qark vicioz, kjo për shkak të dashurisë që kemi për partnerin, ndodh që të mos shohim se...

    Don't Miss

    Këto janë ritualet e mirëqënies për secilën shenjë

    Të gjithë kemi nevojë për një ritual Wellness, ato gjeste të vogla që na lejojnë të kujdesemi për veten, të relaksohemi, të...

    Peshqit e çuditshëm që jetojnë 100 vjet dhe shtatzënia e femrave të tyre zgjat 5 vjet

    Colacanth është një peshk gjigand i çuditshëm, që daton që prej kohës së dinosaurëve. Një studim i ri zbuloi...

    8-vjeçarja dhuron flokët e saj për të sëmurët

    Greta, 8 vjeçe dhe zemër kaq të madhe. Janë kaq të rrallë njerëzit që bëjnë bamirësi, ne jemi mësuar...

    Fabrikë bitumi dhe gurore në Kanionet e Nivicës. Banorët në protestë

    Në Bënçë të Tepelenës dhe në zonën ku nisin kanionet e Nivicës, një firmë private ka marrë leje...

    Deputeti socialist apelon për ndihmë për vajzën e re: Duhet shtruar jashtë vendit

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri apelon për ndihmë për një vajzë të re që quhet...

    Qendroni te informuar

    To be updated with all the latest news, offers and special announcements.