Sunday, July 25, 2021

(VIDEO) Miu futet në parlament dhe bën lëmsh politikanët

Politikanët në parlamentin e Andaluzisë në Spanjë janë trembur nga një mi. Miu është shfaqur papritur teksa po diskutohej...
More

    Latest Posts

    Autobusi me shqiptarë nga Kosova rrëzohet në Kroaci, 10 persona humbin jetën

    Një aksident i rëndë me humbje jete ka ndodhur në Kroaci. Një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë, ka dalë nga...

    Medalja e Artë e Distria Krasniqit pritet hidhur në Serbi

    Medalja e Artë e Distria Krasniqit në Tokio nuk është pritur mirë në Serbi. Pjesa më e madhe e...

    A mund t’i dalloni dy gratë në këtë iluzion optik?

    Iluzionet optike mund t'i tërheqin njerëzit pas tyre derisa të jenë në gjendje të gjejnë një zgjidhje. Kjo sepse...

    Super yjet që përdorin transportin publik si çdo person tjetër

    Ne shpesh besojmë se jeta e yjeve ka të bëjë me magjepsjen, limuzinat, avionët privatë dhe lukset e tjera, që ne njerëzit...

    Çfarë i tha piloti vjehrrës përpara se të pranonte se i mori jetën së bijës

    Ngjarja që preku Greqinë, ku një nëne të re iu mor jeta në sy të foshnjes, ka marrë tjetër rrjedhë.

    Karolina, 20-vjeçare, u gjet e pajetë në banesën e saj në lagjen Glika Nera, të Athinës, disa javë më parë.

    Policia greke ka njoftuar se urdhri i ndalimit është kthyer në urdhër arresti për Babis Anagnostopoulos, bashkëshorti i 20-vjeçares.

    Sipas shefit të ekipit që hetoi ngjarjen, të dhënat që e lidhin bashkëshortin me eliminimin e saj, janë të shumta dhe të vërtetuara nga autoritetet.

    Burime policore thanë se autori e kishte kuptuar se laku i autoriteteve ishte shtrënguar shumë rreth tij dhe sapo është njoftuar një ditë më parë se duhet të paraqitej në drejtorinë e policisë së Atikës për sqarime të mëtejshme, kishte kërkuar pak orë kohë për të shkuar në ceremoninë e të 40-tave të 20-vjeçares, por edhe të çmallej me të bijën 11 muajshe, për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë në vazhdim.

    I sigurt se loja e tij kishte marrë fund dhe autoritetet do ta ndalonin, autori i dyshuar sapo përfundoi ceremonia përkujtimore, zgjati duart ku pak minuta më vonë agjentët do t’i kalonin prangat për ta hipur në helikopterin e policisë dhe për ta dërguar në qeli.

    Burime ekskluzive i thanë “Top Channel” se fillimisht Anagnostopolus nuk ka pranuar asnjë lidhje me ngjarjen, por është “thyer” në vazhdim, sapo ekspertët e policisë  i vunë përpara provat, të cilat nuk mundi të justifikojë.

    Në vazhdim, ai ka dhënë variantin e tij për ngjarjen dhe ka thënë se nuk donte ta kryente aktin, por çdo gjë ishte një aksident.

    Kohët e fundit çifti kishte episode të ndryshme mosmarrëveshjesh mes njëri tjetrit, por shkaqet e tyre ende nuk dihen.

    Babis u mor me urgjencë me helikopter në Athinë, ndërsa policia e cila kishte siguruar të gjitha provat i tha se do të jepte disa detaje si dëshmitar okular, pasi kishin arrestuar një person dhe se do ta identifikonte.

    Për të mos e trembur, policia e lejoi gjithashtu që sot te merrte pjesë në ceremoninë përkujtimore 40 ditore të organizuar nga familja për Caroline.

    Përpara se të largohej sot piloti 32-vjeçar i ka thënë vjehrrës së tij duke e informuar për zhvillimet e fundit se do të identifikojë një të dyshuar.

    Në pamjet e publikuara nga mediat greke, Babis shfaqet duke përqafuar nënën e Caroline.

    Kush janë provat që fundosën burrin e Karolinës

    1.Ora smart e Caroline ka regjistruar një rritje drastike në rrahjet e saj të zemrës dhe më pas çdo shenjë jete ndalet, çdo gjë në orare të ndryshme me ato që deklaronte i shoqi.

    2.Gjatë orëve që gjatë dëshmisë së tij ai pretendon se ishte i lidhur, Harry Anagnostopoulos rezulton se lëvizte brenda shtëpisë. Kjo doli nga aplikacioni celular që regjistron hapat dhe analizoi të dhënat për periudhën në fjalë.

    3.Karta e kujtesës u hoq nga kamera e sigurisë shumë më herët sesa orët që “personat” që supozohej të kishin qëndruar në shtëpi.

    4.Sipas informacionit, çifti duket se kanë debatuar atë natë dhe në fakt, ata dyshohet se prej muajsh kishin përplasje aq sa Caroline ishte e vendosur të largohej bashkë me fëmijën.

    Caroline ka shkëmbyer disa mesazhe me burrin e saj. Mesazhet janë shkëmbyer ndërsa 20-vjeçarja ishte në papafingo dhe 32 vjeçari në katin përdhes. Nga mesazhet dhe frazeologjia, krijohet përshtypja se çifti kishte një fërkim.

    Në SMS ka frazeologji që i referohet përplasjes, ndërsa zbardhet se tekstet e shkruara mes tyre janë në anglisht.

    TË FUNDIT

    Autobusi me shqiptarë nga Kosova rrëzohet në Kroaci, 10 persona humbin jetën

    Një aksident i rëndë me humbje jete ka ndodhur në Kroaci. Një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë, ka dalë nga...

    Medalja e Artë e Distria Krasniqit pritet hidhur në Serbi

    Medalja e Artë e Distria Krasniqit në Tokio nuk është pritur mirë në Serbi. Pjesa më e madhe e...

    A mund t’i dalloni dy gratë në këtë iluzion optik?

    Iluzionet optike mund t'i tërheqin njerëzit pas tyre derisa të jenë në gjendje të gjejnë një zgjidhje. Kjo sepse...

    Super yjet që përdorin transportin publik si çdo person tjetër

    Ne shpesh besojmë se jeta e yjeve ka të bëjë me magjepsjen, limuzinat, avionët privatë dhe lukset e tjera, që ne njerëzit...

    Don't Miss

    Me 230 km në orë/ Këngëtari i indonjuar: Provojeni në Serbi apo Zvicër

    Genc Prelvukaj, këngëtari i njohur nga Kosova ka reaguar është indinjuar nga dy bashkëkombasit e tij që u gjobitën në Shqipëri sepse...

    Me 230 km në orë/ Indinjohet këngëtari: Provojeni në Serbi apo Zvicër

    Genc Prelvukaj, këngëtari i njohur nga Kosova ka reaguar është indinjuar nga dy bashkëkombasit e tij që u gjobitën në Shqipëri sepse...

    Familja mbytet në liqen, vëlla e motër gjenden të kapur për dore

    E trishtë një ngjarje në Turqi, ku një familje me 5 anëtarë u mbytën në liqen teksa po festonin një ditëlindje.

    Manaj grumbullohet nga Barcelona e parë, shënon 3 gola në fitore

    Barcelona ka zhvilluar sot një takim miqësor me skuadrën e Gimnastic duke fituar thellë me rezultatin 4-0. Takimi u...

    VIDEO-PËRMBYTJET/ Gruaja merret nga uji, ndërhyjnë qytetarët

    Vërshimet masive në qendër të Kinës kanë shkaktuar nivele rekorde të shiut, duke lënë 12 persona të pajetë dhe mbi 100,000 të...

    Qendroni te informuar

    To be updated with all the latest news, offers and special announcements.