Sunday, July 25, 2021

(VIDEO) Miu futet në parlament dhe bën lëmsh politikanët

Politikanët në parlamentin e Andaluzisë në Spanjë janë trembur nga një mi. Miu është shfaqur papritur teksa po diskutohej...
More

    Latest Posts

    Ku është peshku i madh? Ambasadorja Kim: Unë nuk jam peshkatare!

    Diplomatja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, mori pjesë sot në MIK Festival në Pustec. Ambasadorja ju përgjigj interesit të mediave për...

    Konfirmohet zyrtarisht. Varianti Delta është në Shqipëri

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka pranuar sot se në Shqipëri qarkullon varianti Delta i koronavirusit. Konfirmimi i prezencës së variantit...

    Tapë në timon, policia ndalon 12 persona

    Dymbëdhjetë shoferë janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit. Policia bën me dije se 7 janë prangosur për drejtim mjeti...

    Autobusi me shqiptarë nga Kosova rrëzohet në Kroaci, 10 persona humbin jetën

    Një aksident i rëndë me humbje jete ka ndodhur në Kroaci. Një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë, ka dalë nga...

    KE publikon listën e shteteve ku rekomandohet të hiqen kufizimet e udhëtimit. Shqipëria renditet vend i sigurt

    Komisioni Europian e ka konsideron Shqipërinë një vend të sigurt nga pandemia e COVID. Në njoftimin e ditës së sotme, KE e ka futur Shqipërinë në listën e shteteve që vendet ku rekomandohet heqja e kufizimeve e udhëtimit.

    1219401083

    Pas masave kufizuese të vendosura për shkak të situatës së pandemisë, Këshilli i BE ka miratuar rekomandimin për rishikimin e listës së vendeve, qytetarët e të cilave mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

    Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve si Shqipëria, Australi, Izraeli, Japonia, Liban, Zelanda e Re, Republika e Maqedonisë së Veriut, Ruanda, Serbia, Singapori, Korea e jugut, Tajlandë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Hong Kong dhe Makao, Tajvani.

    Sipas KE-së, banorët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikanit duhet të konsiderohen si banorë të BE-së për qëllimet e këtij rekomandimi.

    Kriteret për të përcaktuar vendet e treta për të cilat duhet të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit u azhurnuan më 20 maj 2021.

    Ato mbulojnë situatën epidemiologjike dhe reagimin e përgjithshëm ndaj COVID-19, si dhe besueshmërinë e burimeve të informacionit dhe të dhënave në dispozicion. Reciprociteti gjithashtu duhet të merret parasysh rast pas rasti.

    Vendet e lidhura me Shengen, Islanda, Lichtenstein, Norvegjia, Zvicra gjithashtu marrin pjesë në këtë rekomandim.

    Ministria e Punëve të Jashtme në vend rithekson rëndësinë e respektimit të masave nga qytetarët shqiptarë, duke nënvizuar se kujdesi duhet të vazhdojë të jetë maksimal edhe gjatë lëvizjes në vendet e BE, të cilat mund të kenë protokolle specifike edhe pas rekomandimit të fundit.

    TË FUNDIT

    Ku është peshku i madh? Ambasadorja Kim: Unë nuk jam peshkatare!

    Diplomatja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, mori pjesë sot në MIK Festival në Pustec. Ambasadorja ju përgjigj interesit të mediave për...

    Konfirmohet zyrtarisht. Varianti Delta është në Shqipëri

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka pranuar sot se në Shqipëri qarkullon varianti Delta i koronavirusit. Konfirmimi i prezencës së variantit...

    Tapë në timon, policia ndalon 12 persona

    Dymbëdhjetë shoferë janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit. Policia bën me dije se 7 janë prangosur për drejtim mjeti...

    Autobusi me shqiptarë nga Kosova rrëzohet në Kroaci, 10 persona humbin jetën

    Një aksident i rëndë me humbje jete ka ndodhur në Kroaci. Një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë, ka dalë nga...

    Don't Miss

    VIDEO/ Do bëhej kurban, dhia hidhet nga çatia

    Nië video e kapur në Turqi është bërë virale për shkak të përmbajtjes së saj. Pamjet tregojnë momentin kur...

    E trishtë/ Mbytet në lumë i mituri

    Një ngjarje e rëndë me humbje jete ka ndodhur në Berat. Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Moravë.

    “Kemi një problem të madh me ligjin për idiotët”

    Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër pasi dy qytetarë nga Kosova u gjobitën në Shqipëri sepse po lëviznin me makina luksoze me...

    Me 230 km në orë/ Këngëtari i indonjuar: Provojeni në Serbi apo Zvicër

    Genc Prelvukaj, këngëtari i njohur nga Kosova ka reaguar është indinjuar nga dy bashkëkombasit e tij që u gjobitën në Shqipëri sepse...

    Me 230 km në orë/ Indinjohet këngëtari: Provojeni në Serbi apo Zvicër

    Genc Prelvukaj, këngëtari i njohur nga Kosova ka reaguar është indinjuar nga dy bashkëkombasit e tij që u gjobitën në Shqipëri sepse...

    Qendroni te informuar

    To be updated with all the latest news, offers and special announcements.