Tuesday, June 22, 2021

VIDEO/ U nda nga bashkëshorti, 42 vjeçarja feston me tupana

Ndoshta nuk e keni dëgjuar më pare por një grua në Turqi ka festuar divorcin me bashkëshortin e saj.
More

    Latest Posts

    Njeri me zemër të madhe/ Mane ndërton spital për qytetin e tij të lindjes

    Futbollisti i njohur Sadio Mane, njihet jo vetwm si njw lojtar i madh por edhe mjaft bujar. Ylli senegalez...

    Sadio Mane ndërton spital për qytetin e tij të lindjes

    Futbollisti i njohur Sadio Mane, njihet jo vetëm si një lojtar i madh por edhe mjaft bujar. Ylli senegalez...

    VIDEO/ Gol i paparë ndonjëherë, topi përplaset 3 herë në tranverse

    Në kampionatin amerikan të futbollit është shënuar një gol që se kemi parë kurrë. Goli i jashtëzakonshëm u shënua...

    Më 28 qershor ky shtet heq përfundimisht maskat

    Ndërsa normat e infeksionit të koronavirusit vazhdojnë të bien në Itali, autoritetet shëndetësore thanë se ata do të vlerësojnë kërkesën aktuale për...

    Këto janë 30 femrat më të bukura në të gjithë botën

    Sot do t’ju sjellim një lisrë me 30 femrat që njihen ndërkombëtarisht për bukurinë e tyre mahnitëse dhe shumë cilësi të tjera të tyre.

    Secila prej këtyre zonjave është e mrekullueshme, e talentuar dhe magjepsëse në mënyrën e saj.

    Nga aktorja më e paguar në botë tek ajo më pak e njohur e Lindjes së Mesme, më poshtë janë 30 femrat më të bukura dhe interesante të botës. Le t’i shohim menjëherë!

    30. Jessica Alba

    A mund të ketë një listë të “femrave më të bukura” që nuk do të përfshinte yllin Jessica Alba?

    Jessica tani është 37 vjeç dhe nënë e tre fëmijëve, por fytyra e saj engjëllore vazhdon të duket po aq e bukur e të tërheq vëmendje ashtu sikur ishte në moshën 19 vjeç dhe sapo kishte nisur karrierën e saj si aktore.

    Këto kohë, ajo po bën një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për t’iu përkushtuar plotësisht suksesit të “The Honest Company”, firma e saj e mallrave të konsumit, që shet produkte shtëpiake natyrore.

    Ajo është një femër e talentuar, jo vetëm një fasadë e bukur!

    29. Margot Robbie

    Zonjë e mrekullueshme është Margot Elise Robbie, një aktore dhe producente filmi nga Australia.

    Një aktore mjaft e suksesshme që në moshë të re, ajo është e njohur më së shumti për rolin e saj të Naomi Lapaglia në Ujku i Wall Street.

    Ajo është nominuar për çmime të ndryshme për në aktrim dhe u emërua një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë nga ‘Times’ në vitin 2017-të.

    28. Aishwarya Rai

    Aishwarya Rai Bachchan bëri debutimin e saj për aktrim në Bollywood në filmin Iruvar (1997), i cili ishte një sukses i menjëhershëm dhe para kësaj, ajo u kurorëzua Miss World 1994.

    Që nga Iruvar, ajo luajti në filma të panumërt dhe u bë një sukses i madh si aktore Bollywood-i.

    Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në disa shfaqje skenike dhe është e njohur për punën e saj sociale dhe humanitare.

    27. Taylor Hill

    Angel Taylor Hill ka qënë një nga modelet më të kërkuara kur ajo ishte vetëm 2- v jeç.

    Në fakt ëndrra e  Taylor ishte të bëhej gimnaste, por planet që ne bëjmë nuk janë gjithmonë në përputhje me atë që fati ka rezervuar për ne.

    Në moshën 14-vjeçare, ajo u zbulua nga një agjent i quajtur Jim Jordan, nga ku filloi karrierën e saj të modelimit dhe nga ku nuk u largua më kurrë.

    Një histori moderne e Hirushes!

    26. Priyanka Chopra

    Ish Miss World, aktore, këngëtare dhe producente filmi, Priyanka është një nga të famshmet më të njohura të Bollywood-it në Indi dhe, le ta pranojmë, e të gjithë botës.

    Ajo admirohet në të gjithë planetin për pamjen e saj të mrekullueshme dhe personalitetin e saj unik.

    Ajo është e martuar me  Nick Jonas dhe të dy duken aq të lumtur dhe të qeshur në selfiet e tyre të panumërta në Instagram, sa na jep shpresë se ata do të jetojnë të lumtur përgjithmonë!

    25. Angelina Jolie

    Aktorja më e paguar e Hollywood-it dhe ndoshta gruaja më e dëshirueshme në botë, Angelina Jolie është, në vetvete, një markë globale.

    Pas gjithë viteve të martuar lumturisht me Brad Pitt, Angelina tani është beqare, por jo përgjithmonë.

    Një nënë dhe një kineaste, ajo është gjithashtu e njohur gjerësisht për punën e saj humanitare dhe filantropike.

    Kohët e fundit kemi kuptuar se Jolie mund t’i futet edhe politikës.

    24. Anne Curtis

    Anne Curtis-Smith-Heussaff është një vajzë e një nëne nga Filipinet dhe një babai Australian dhe ajo është një provë e qartë se martesat me raca të përziera bëjnë bebet më të bukura.

    Një aktore, modele dhe një drejtuese e suksesshme televizive , Anne ka bukurinë, trurin dhe qëndrueshmërinë për të realizuar ëndrrat e saj më të parrira.

    Siç shprehet Anne, “Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është sa e kënaqur është zemra juaj”.

    23. Gigi Hadid

    Jelena Noura Hadid (shkurt Gigi Hadid) është një modele e suksesshme amerikane dhe modele e Victoria’s Secret.

    Kjo femër e jashtëzakonshme në të vërtetë ka një gjak mbretëror që rrjedh në venat e saj dhe kjo pa dyshim që tregon shumë për të.

    Karriera e modeles Gigi filloi kur ajo ishte vetëm 2 vjeç!

    Mos u habisni, është e vërtetë, Hadid filloi modelimin me Baby Guess para se ajo madje të fliste si duhet.

    Në ditët e sotme ajo është një sukses i padiskutueshëm, e megjithatë ajo është me këmbë në tokë dhe me shpirt të madh.

     Ajo gjen kohë për të bërë punë bamirësie dhe punon me Unicef ​​për të ndihmuar fëmijët në të gjithë botën.

    22. Manuela Arcuri

    Manuela është një aktore, modele italiane e filmave dhe TV-ve.

    Ndërsa bukuria padyshim që qëndron në sytë e të gjithëve ne, dikush do të duhej të ishte thjesht i verbër për të mos e quajtur Manuela Arcuri një grua të mrekullueshme.

    Ajo në të vërtetë është një simbol seksi, veçanërisht e njohur në Itali, por edhe mjaft e njohur në të gjithë botën.

    Femër me klas, mahnitëse e nxehtë dhe një kandidate e përkryer për këtë listë.

    21. Beyoncé Knowles

    Amerikane, idhull bukurie, por jo vetëm.

    Profesionet e saj vihen në një radhë të gjatë për t’u renditur: ajo është këngëtare, kompozitore, producente, aktore, valltare dhe një nënë krenare e tre fëmijëve.

    Beyoncé është zyrtarisht muzikantja më e paguar në historinë e botës.

    Dhe u rendit dy herë në mesin e 100 njerëzve më të mirë në botë nga Times.

    Siç e dimë të gjithë nga intervistat e saj, ajo është shumë argëtuese, karizmatike dhe e zgjuar.

    Kjo listë nuk do të ishte e plotë pa të.

    20. Deepika Padukone

    Aktorja më e paguar në Indi, Deepika Padukone bëri debutimin e saj në Bollywood në filmin Aishwarya (2006), i cili doli të ishte një sukses i madh tregtar.

    Që nga ajo kohë, karriera e Deepika në aktrim po përparonte me shpejtësi, dhe ajo tani është një nga të famshmet më të njohura të Bollywood-it, si dhe një nga femrat më të bukura të Indisë.

    19. Amanda Cerny

    Një yll i mediave sociale dhe një aktore, Amanda Cerny është e zgjuar, e mprehtë dhe gjithëpërfshirëse.

    Në vetëm dy vjet, ajo u bë një nga femrat më me ndikim në botë.

    Miliona ndjekës të saj po e duan çdo ditë atë! Bukuroshja e freskët dhe e pafajshme e Amandës të lë pa frymë.

    18. Haifa Wehbe

    Një këngëtare dhe aktore libaneze e muzikës pop, Haifa Wehbe arriti me lehtësi në listën e 50 njerëzve më të bukur të Revistës People .

    Bukuria e saj është, megjithatë, vetëm një nga gjërat që ajo zotron.

    Në krye të talentit të saj renditet ai muzikor: deri më sot, ajo kapublikuar ​​shtatë albume në studio, shumë prej të cilave u njohën në të gjithë botën.

    Në vitin 2018-të, ajo gjithashtu bëri debutimin e saj në aktrim, në filmin Sea of Stars (Deti i Yjeve).

    17. Mila Kunis

    Milena Kunis lindi në një familje hebreje në Ukrainë  dhe emigroi në Los Angeles së bashku me familjen e saj në moshën 7 vjeçare.

    Në Los Angeles, ajo mori mësime aktrimi si një aktivitet pas shkollës dhe duket se kjo ishte ajo që përcaktoi fatin e saj: ajo arriti suksesin si aktore në kohën kur ishte një adoleshencës.

    Që atëherë ajo kishte luajtur role të konsiderueshme në filma të panumërt dhe tani është një aktore me famë botërore me kërkesa të mëdha.

    16. Anne Hathaway

    Anne është një nga aktoret më të paguara në botë, e velrësuar me shumë çmime.

    Ajo u bë e njohur pasi luajti Mia Thermopolis në ‘The Princess Diaries’ (2001) dhe vazhdoi të luante role kryesore në mijëra filma super të vlerësuar, duke përfshirë legjendat The Devil Wears Prada, Alice in Wonderland, Les Misérables, dhe Interstellar.

    Anne përdor famën e saj për të folur kundër racizmit, abuzimit dhe pabarazisë gjinore në Hollywood.

    15. Ashley Graham

    Ashley Graham është një model i suksesshëm amerikan, karriera e saj e jashtëzakonshme u dha miliona grave të reja në mbarë botën mësime të rëndësishme për bukurinë, besimin dhe rëndësinë e të qënit rehat me lëkurën që secili ka.

    Gjatë gjithë rrugëtimit të saj në jetë dhe modë, Ashley shquhet për pozitivitetin e saj.

    Ajo është shfaqur në  kopertinat e shumë revistave.

    14. Dakota Johnson

    Dakota Mayi Johnson është modele dhe aktore amerikane nga Austin, Texas, e cila u bë një fytyrë e njohur për miliona dashamirës të filmave pasi portretizoi Anastasia Steele në filmat Fifty Shades of Grey.

    Pas suksesit të Fifty Shades of Grey, Dakota u shfaq në një seri filmash të suksesshëm së bashku me Johnny Depp, Tilda Swinton, Jason Segel dhe figura të tjera të rëndësishme në industri.

    13. Kate Upton

    Katherine Elizabeth Upton u rrit në Melbourne, Florida dhe ishte një kalorëse premtuese kur ajo ishte 20 vjeç.

    Por jeta e saj mori kthesë dhe sot është një aktore e njohur.

    Kate mori vlerësime për performancën e saj në filma si The Other Woman (2014) dhe The Layover (2017), por shumica prej nesh është e njohur me këtë fytyrë engjëllore falë shfaqjes së saj në kopertinën e 100-vjetorit të Vanity Fair, fotografuar nga Annie Leibovitz.

    12. Taraneh Alidoosti

    Ne e quajmë Taraneh Alidoosti mbretëreshën e Lindjes së Mesme, jo sepse ajo është, në fakt, një mbretëreshë, por sepse ajo është femra më e bukur që Lindja e Mesme kishte prodhuar ndonjëherë.

    Pra, ajo është një mbretëreshë bukurie dhe nuk është çudi që bukuria e saj e jashtëzakonshme, e kombinuar me talentin e saj për aktrim çuan që ajo të zgjidhej aktorja më e mirë e filmave iranianë të dekadës.

    11. Alexandra Daddario

    Alexandra Anna Daddario dhe sytë e saj blu hipnotizues.

    Ju mund ta merrni me mend pse ajo ishte një sukses kaq i madh në trillet psikologjike dhe videot muzikore psikedelike: ka diçka surrealiste, pothuajse jashtë kësaj bote, në këtë pamje tepër të bukur.

    10. Emma Stone

    Emma Stone aspironte për një karrierë aktrimi që kur ishte fëmijë.

    Ajo bëri debutimin e saj të parë në skenë në një moshë të vogël, vetëm 11 vjeç, nga ku më pas pati vetëm rritje.

    Si rolin e saj të parë të madh, cilësohet  Jules në filmin komedi adoleshent Superbad, dhe disa nga filmat e saj më të njohur më vonë përfshijnë Easy A, The Amazing Spider-Man, Birdman dhe La La Land.

    9. Fahriye Evcen

    Fahriye Evcen, e lindur dhe rritur në Gjermani, në të vërtetë është me origjinë turke.

    Ajo mori lavdërime dhe mirënjohje për interpretimin e saj në kaq shumë filma turq, saqë është e vështirë të besosh se Fahriye kurrë nuk mendoi të ndiqte një karrierë në aktrim.

    Në fakt, ajo u diplomua në sociologji dhe mori shfaqjen e saj të parë të aktrimit ndërsa ishte me pushime në Turqi.

    8. Pia Wurtzbach

    Miss Universe 2015 Pia Angela Alonzo Wurtzbach është modele dhe aktore e famshme, e kthyer në Filipine.

    “Miss Universe” është pa dyshim një konkurs bukurie, por bukuria nuk është gjithçka që personifikon Pia-n.

    Në fakt, ajo i kushtoi shumicën e kohës së saj bamirësisë, duke shërbyer si ambasadore e vullnetit të mirë të UNAIDS për Azinë që nga viti 2016-të.

    7. Elizaveta Boyarskaya

    Elizaveta Boyarskaya lindi në Rusi në një familje me dy aktorë të famshëm dhe ajo gjithmonë dëshironte të ishte një aktore.

    Është e panevojshme të thuhet se asaj nuk i munguan ato që duhen për të pasur sukses në aktrim: talenti i trashëguar nga prindërit e saj dhe pamja fizike e cila mund të quhet vetëm një fitore epike në lotarinë gjenetike.

    6. Naomi Campbell

    Supermodelja, aktore, aktiviste dhe novatore kulturore, Naomi Campbell është një sukses i gjithanshëm.

    Një modele profesioniste që prej moshës 15 vjeç dhe një nga supermodelet më të kërkuara në vitet ‘80 dhe ’90.

    Ajo u angazhua në të gjitha llojet e projekteve të tjera, regjistroi një album në studio, u shfaq në disa filma dhe Shfaqje TV, dhe një punë të konsiderueshme si bamirëse.

    Ajo ndryshe njihet edhe si ‘Pantera e zezë”.

    5. Emma Watson

    Në moshën 11 vjeçare Emma luan rolin e saj të parë të madh, Hermione Granger në serinë Harry Potter,  pasi kishte luajtur vetëm në shfaqjet e shkollës më parë.

    Gjithashtu filmi Harry Potter i kanë dhënë asaj famë botërore.

    Ajo vazhdon të ndërtojë karrierën e saj si aktore dhe modele, me bukurinë e saj.

    4. Blake Lively

    Blake Lively lindi në Kaliforni, në një familje biznesmenësh dhe patjetër që luajti një rol në zgjedhjen e saj të karrierës.

    Ajo është një aktore fituese e çmimeve, e cila u bë e famshme pasi luajti si Serena van der Woodsen në serialin TV Gossip Girl.

     Ajo gjithashtu luajti role kryesore në filma të tillë si The Age of Adaline, The Shallows dhe A Simple Favor, të gjitha këto morën vlerësime shumë pozitive.

    3. Adriana Lima

    Ajo u bë e famshme që në moshën 13 vjeçare.

    Adriana Lima është modelja ikonë e  Victoria’s Secret,  me jetëgjatësinë më të madhe Engjëlli i tyre më i vlefshëm.

    Bukuria e saj mahnitëse vjen nga prejardhja e saj e përzier: Lima është me origjinë kryesisht Portugeze dhe Zvicerane, Braziliane, Japoneze dhe Indiane.

    Duke u rritur, ajo kurrë nuk mendoi të ishte modele, por me sa duket, kjo ishte ajo që fati i rezervoi asaj.

    2. Gal Gadot

    Mis Izraeli 2004 dhe Miss Our Hearts në çdo vit, një biznesmene, një modele me kërkesa të mëdha, një aktore e suksesshme, një aktiviste … Gal Gadot është e gjitha dhe më shumë.

    Një nga figurat e “100 njerëzve më me ndikim në botë” të Times, Gal bëhet një sukses masiv në çdo gjë që bën.

    1. Alicia Vikander

    Aktore suedeze,  Alicia Amanda Vikander është e njohur më shumë për rolin e saj si një robot humanoid në Ex Machina, për të cilën ajo ishte nominuar për çmimin BAFTA si dhe Golden Globe.

    Pamja e saj e mrekullueshme dhe stili i patëmetë, e bëjnë atë një ikonë stili për gratë e reja në të gjithë globin, dhe ajo, nga ana tjetër, ngrihet publikisht për të drejtat e grave në mbarë botën./Përkthehu: Allnews.al

    TË FUNDIT

    Njeri me zemër të madhe/ Mane ndërton spital për qytetin e tij të lindjes

    Futbollisti i njohur Sadio Mane, njihet jo vetwm si njw lojtar i madh por edhe mjaft bujar. Ylli senegalez...

    Sadio Mane ndërton spital për qytetin e tij të lindjes

    Futbollisti i njohur Sadio Mane, njihet jo vetëm si një lojtar i madh por edhe mjaft bujar. Ylli senegalez...

    VIDEO/ Gol i paparë ndonjëherë, topi përplaset 3 herë në tranverse

    Në kampionatin amerikan të futbollit është shënuar një gol që se kemi parë kurrë. Goli i jashtëzakonshëm u shënua...

    Më 28 qershor ky shtet heq përfundimisht maskat

    Ndërsa normat e infeksionit të koronavirusit vazhdojnë të bien në Itali, autoritetet shëndetësore thanë se ata do të vlerësojnë kërkesën aktuale për...

    Don't Miss

    Shfaqja e rrallë. Ujqit “sulmojnë” aktorin në skenë (VIDEO)

    Një kope ujqish ka sulmuar në skenë aktorin që ishte duke dhënë një shfaqje live. Ngjarja ka...

    Gigi D’Alessio dhe Denise Esposito, janë çifti me i ri i showbizit?

    Më shumë se një vit pas përfundimit të historisë së gjatë me Anna Tatangelo, Gigi D’Alessio, 54 vjeç, duket se është hedhur...

    Këto janë ritualet e mirëqënies për secilën shenjë

    Të gjithë kemi nevojë për një ritual Wellness, ato gjeste të vogla që na lejojnë të kujdesemi për veten, të relaksohemi, të...

    Peshqit e çuditshëm që jetojnë 100 vjet dhe shtatzënia e femrave të tyre zgjat 5 vjet

    Colacanth është një peshk gjigand i çuditshëm, që daton që prej kohës së dinosaurëve. Një studim i ri zbuloi...

    8-vjeçarja dhuron flokët e saj për të sëmurët

    Greta, 8 vjeçe dhe zemër kaq të madhe. Janë kaq të rrallë njerëzit që bëjnë bamirësi, ne jemi mësuar...

    Qendroni te informuar

    To be updated with all the latest news, offers and special announcements.