Tuesday, June 22, 2021

VIDEO/ U nda nga bashkëshorti, 42 vjeçarja feston me tupana

Ndoshta nuk e keni dëgjuar më pare por një grua në Turqi ka festuar divorcin me bashkëshortin e saj.
More

    Latest Posts

    VIDEO/ Gol i paparë ndonjëherë, topi përplaset 3 herë në tranverse

    Në kampionatin amerikan të futbollit është shënuar një gol që se kemi parë kurrë. Goli i jashtëzakonshëm u shënua...

    Më 28 qershor ky shtet heq përfundimisht maskat

    Ndërsa normat e infeksionit të koronavirusit vazhdojnë të bien në Itali, autoritetet shëndetësore thanë se ata do të vlerësojnë kërkesën aktuale për...

    Murtaja e miut detyron evakuimin e të burgosurve

    Murtaja e miut që ka rënë në Australi, tashmë prej muajsh po detyron evakuimin e të burgosurve në një rajon tjetër.

    Çfarë ju shqetëson në marrëdhënien tuaj? Gjëja e parë që shihni në këtë fotografi do t’ua zbulojë!

    Shpesh ne jemi në një qark vicioz, kjo për shkak të dashurisë që kemi për partnerin, ndodh që të mos shohim se...

    “Kosova, fushatë elektorale vetëm 10 ditë… Po Shqipëria?”

    Nga Afrim Krasniqi

    Tirana qytetare e admiroi mbrëmë pafund Prishtinën.

    Në ekranet televizive dhe në rrjetet sociale shikohej e komentohej me administrim revolucioni i votës ditën e Shën Valentinit në Kosovë.

    Fushatë elektorale vetëm 10 ditë, qeveri që nuk përdor shtetin për fushatë, pagesa 0 euro për lobing ndërkombëtar, zgjedhje model, administrim i shpejtë dhe ankimime minimale, mbi 100 vota nga diaspora, pjesëmarrje masive në kushtet e pandemisë dhe dëborës, exit poll e sondazhe të përafërta, votë masive për rotacionin e elitave politike, vetëpërmbajtje e fituesve, pranim rezultati nga opozita dhe angazhim prej saj për sjellje konstruktive, – pra gjithçka që ne në Tiranë ende nuk e kemi.

    Vota në Kosovë nuk është për një sundues të ri, për populizëm apo arrogancë të re, por për një mentalitet e sjellje të re politike.

    Qytetarët refuzuan me këmbëngulje ofertat dhe figurat e vjetra dhe për pasojë, mandatuan VV-në e Kurtit si partia më rinore në Kosovë dhe fraksionin e V.Osmanit si krahu reformator i larguar nga LDK.

    Pas shampanjës së “revolucionit të votës” Kosova zgjohet ashtu siç de facto është: një vend me 1000 probleme, me imazh të dëmtuar nga keqqeverisja dhe proceset në Hagë, me papunësi të lartë dhe e refuzuar në procesin e lëvizjes së lirë, e bllokuar në njohjet ndërkombëtare dhe nën presion për dialog me Serbinë, me shtet të dobët ligjor dhe me një sistem partiak të parcelizuar e të dominuar nga lidhjet lokale e familjare.

    Sfidat e saj janë të shumta; detyrimet e fituesve të rinj ndaj votës e mesazhit të djeshëm të qytetarëve të Kosovës mbeten shumëfish më të mëdha.

    Vota sjell ndryshimin kur fituesit respektojnë integritetin e saj dhe Kosova nuk ka zgjidhje tjetër.

    Po Shqipëria? Shprehja më e saktë është “asgjë e re nga fronti i Perëndimit”.

    Ne jemi të dënuar me modelet e vjetra që bëjnë rotacion mes tyre, elitat tona të korruptuara politike ishin pro elitave të korruptuara që u penalizuan me votë në Kosovë; ata urrejnë votën, ndryshimin dhe reformimin; ndaj ne nuk kemi parti që ka sakrifikuar në emër të ideve dhe as politikanë reformatorë vendimmarrës; kemi një sistem të korruptuar zgjedhor dhe nuk kemi vija ndarëse mes shtetit, partisë e pushtetit; nuk kemi votues që besojnë tek revolucioni përmes votës dhe as brez të ri që refuzon përgjegjësit e dështimeve të tranzicionit, – tipare që flasin shumë për 25 prillin.

    TË FUNDIT

    VIDEO/ Gol i paparë ndonjëherë, topi përplaset 3 herë në tranverse

    Në kampionatin amerikan të futbollit është shënuar një gol që se kemi parë kurrë. Goli i jashtëzakonshëm u shënua...

    Më 28 qershor ky shtet heq përfundimisht maskat

    Ndërsa normat e infeksionit të koronavirusit vazhdojnë të bien në Itali, autoritetet shëndetësore thanë se ata do të vlerësojnë kërkesën aktuale për...

    Murtaja e miut detyron evakuimin e të burgosurve

    Murtaja e miut që ka rënë në Australi, tashmë prej muajsh po detyron evakuimin e të burgosurve në një rajon tjetër.

    Çfarë ju shqetëson në marrëdhënien tuaj? Gjëja e parë që shihni në këtë fotografi do t’ua zbulojë!

    Shpesh ne jemi në një qark vicioz, kjo për shkak të dashurisë që kemi për partnerin, ndodh që të mos shohim se...

    Don't Miss

    Këto janë ritualet e mirëqënies për secilën shenjë

    Të gjithë kemi nevojë për një ritual Wellness, ato gjeste të vogla që na lejojnë të kujdesemi për veten, të relaksohemi, të...

    Peshqit e çuditshëm që jetojnë 100 vjet dhe shtatzënia e femrave të tyre zgjat 5 vjet

    Colacanth është një peshk gjigand i çuditshëm, që daton që prej kohës së dinosaurëve. Një studim i ri zbuloi...

    8-vjeçarja dhuron flokët e saj për të sëmurët

    Greta, 8 vjeçe dhe zemër kaq të madhe. Janë kaq të rrallë njerëzit që bëjnë bamirësi, ne jemi mësuar...

    Fabrikë bitumi dhe gurore në Kanionet e Nivicës. Banorët në protestë

    Në Bënçë të Tepelenës dhe në zonën ku nisin kanionet e Nivicës, një firmë private ka marrë leje...

    Deputeti socialist apelon për ndihmë për vajzën e re: Duhet shtruar jashtë vendit

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri apelon për ndihmë për një vajzë të re që quhet...

    Qendroni te informuar

    To be updated with all the latest news, offers and special announcements.