Tuesday, June 22, 2021

VIDEO/ U nda nga bashkëshorti, 42 vjeçarja feston me tupana

Ndoshta nuk e keni dëgjuar më pare por një grua në Turqi ka festuar divorcin me bashkëshortin e saj.
More

    Latest Posts

    Njeri me zemër të madhe/ Mane ndërton spital për qytetin e tij të lindjes

    Futbollisti i njohur Sadio Mane, njihet jo vetwm si njw lojtar i madh por edhe mjaft bujar. Ylli senegalez...

    Sadio Mane ndërton spital për qytetin e tij të lindjes

    Futbollisti i njohur Sadio Mane, njihet jo vetëm si një lojtar i madh por edhe mjaft bujar. Ylli senegalez...

    VIDEO/ Gol i paparë ndonjëherë, topi përplaset 3 herë në tranverse

    Në kampionatin amerikan të futbollit është shënuar një gol që se kemi parë kurrë. Goli i jashtëzakonshëm u shënua...

    Më 28 qershor ky shtet heq përfundimisht maskat

    Ndërsa normat e infeksionit të koronavirusit vazhdojnë të bien në Itali, autoritetet shëndetësore thanë se ata do të vlerësojnë kërkesën aktuale për...

    Mbretëresha Elisabet dhe pendesa e saj më e madhe në jetë

    Mbretëresha Elisabet ka një merak të vetëm në jetën e saj, diçka që e ka përceptuar si një mungesë ndaj detyrave të saj si sovrane dhe që e kujton akoma sot.

    Të jesh mbretëreshë nuk garanton imunitet nga pendimet apo hidhërimet.

    Karriera e gjatë si sovrane e Elisabetës II, është e mbushur me detyra, tradita, por edhe nga një vetmohim për rolin që nuk e ka zgjedhur, por për të cilin është betuar t’i dedikohet deri në ditët e fundit të jetës.

    Jeta e saj është e mbushur plot me ngjarje të lumtura, por edhe me trishtime të mëdha.

    Në zemrën e mbretëreshës Elisabet, monarkja dhe gruaja ngatërrohen.

    Në të njëjtën mënyrë mbivendosen gëzimet dhe dhimbjet brenda mureve të Buckingham Palace.

    “Nëna” e Mbretërisë së Bashkuar ka pranuar me kurajo se viti më i rëndë i saj ka qenë viti 1992.

    Pikërisht në atë periudhë i është dashur të durojë ndarjet, mes princit Charls dhe Lady Diana, mes princeshës Anna dhe Mark Phillips dhe mes princit Andrea dhe Sarah Ferguson.

    Si të mos mjaftonte, u publikua biografia rreth Lady Diana e firmosur nga Andrew Morton dhe me 20 nëntor 1992, për ta mbyllur në mënyrë, pati një zjarr shkatërrues në Kështjellën e Windsor.

    4 ditë më pas mbretëresha tha:

    “Viti 1992 nuk do të jetë një vit që do ta kujtoj me kënaqësi të madhe”.

    Sipas sajtit Cheatsheet sovranja nuk kujton me entuziazëm të veçantë as vitin 1966, vit që e çoi në pendesën më të madhe të jetës së saj.

    Një ortek në zonën malore të Aberfan, në Uells, u mori jetën 144 personave, mes të cilëve shumë fëmijë.

    Kjo ishte shkaktuar nga shembja e një pike miniere karboni me 21 tetor 1966, në orën 9:15.

    Elisabeta II, edhe pse e prekur shumë nga ngjarja, shkoi në vend që të fliste me të mbijetuarit vetëm një javë më vonë.

    Ajo la që të ishte bashkëshorti i saj princi Filip, që të konstatonte si për gjëndjen shëndetësore të personave të përfshirë, ashtu edhe për dëmët materiale.

    Ky vendim i shkaktoi një “frakturë” si me opinionin publik por edhe me shtypin.

    Në vitin 2002 mbretëresha Elisabet pranoi se ky gabim akoma i rëndonte në ndërgjegjën e saj, duke deklaruar se vonesa në vizitën e vendit të ngjarjes është “pendesa e saj më e madhe”.

    Jo të gjithë kanë kurajon të pranojnë gabimet e një jete në publik, duke ditur se çdo fjalë do të peshohet dhe gjykohet shumë./ Përktheu: allnews.al

    TË FUNDIT

    Njeri me zemër të madhe/ Mane ndërton spital për qytetin e tij të lindjes

    Futbollisti i njohur Sadio Mane, njihet jo vetwm si njw lojtar i madh por edhe mjaft bujar. Ylli senegalez...

    Sadio Mane ndërton spital për qytetin e tij të lindjes

    Futbollisti i njohur Sadio Mane, njihet jo vetëm si një lojtar i madh por edhe mjaft bujar. Ylli senegalez...

    VIDEO/ Gol i paparë ndonjëherë, topi përplaset 3 herë në tranverse

    Në kampionatin amerikan të futbollit është shënuar një gol që se kemi parë kurrë. Goli i jashtëzakonshëm u shënua...

    Më 28 qershor ky shtet heq përfundimisht maskat

    Ndërsa normat e infeksionit të koronavirusit vazhdojnë të bien në Itali, autoritetet shëndetësore thanë se ata do të vlerësojnë kërkesën aktuale për...

    Don't Miss

    Shfaqja e rrallë. Ujqit “sulmojnë” aktorin në skenë (VIDEO)

    Një kope ujqish ka sulmuar në skenë aktorin që ishte duke dhënë një shfaqje live. Ngjarja ka...

    Gigi D’Alessio dhe Denise Esposito, janë çifti me i ri i showbizit?

    Më shumë se një vit pas përfundimit të historisë së gjatë me Anna Tatangelo, Gigi D’Alessio, 54 vjeç, duket se është hedhur...

    Këto janë ritualet e mirëqënies për secilën shenjë

    Të gjithë kemi nevojë për një ritual Wellness, ato gjeste të vogla që na lejojnë të kujdesemi për veten, të relaksohemi, të...

    Peshqit e çuditshëm që jetojnë 100 vjet dhe shtatzënia e femrave të tyre zgjat 5 vjet

    Colacanth është një peshk gjigand i çuditshëm, që daton që prej kohës së dinosaurëve. Një studim i ri zbuloi...

    8-vjeçarja dhuron flokët e saj për të sëmurët

    Greta, 8 vjeçe dhe zemër kaq të madhe. Janë kaq të rrallë njerëzit që bëjnë bamirësi, ne jemi mësuar...

    Qendroni te informuar

    To be updated with all the latest news, offers and special announcements.