Sunday, July 25, 2021

(VIDEO) Miu futet në parlament dhe bën lëmsh politikanët

Politikanët në parlamentin e Andaluzisë në Spanjë janë trembur nga një mi. Miu është shfaqur papritur teksa po diskutohej...
More

    Latest Posts

    Autobusi me shqiptarë nga Kosova rrëzohet në Kroaci, 10 persona humbin jetën

    Një aksident i rëndë me humbje jete ka ndodhur në Kroaci. Një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë, ka dalë nga...

    Medalja e Artë e Distria Krasniqit pritet hidhur në Serbi

    Medalja e Artë e Distria Krasniqit në Tokio nuk është pritur mirë në Serbi. Pjesa më e madhe e...

    A mund t’i dalloni dy gratë në këtë iluzion optik?

    Iluzionet optike mund t'i tërheqin njerëzit pas tyre derisa të jenë në gjendje të gjejnë një zgjidhje. Kjo sepse...

    Super yjet që përdorin transportin publik si çdo person tjetër

    Ne shpesh besojmë se jeta e yjeve ka të bëjë me magjepsjen, limuzinat, avionët privatë dhe lukset e tjera, që ne njerëzit...

    Spiropali: Gati të ulemi në tryezë me PD për një president konsensual. Dorëheqja e Ruçit, akt i lavdishëm

    Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për emrin e një Presidenti të ri konsensual. E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Spiropali tha se qeveria është gati për tu ulur në një tryezë me opozitën për këtë çështje.

    “Ne jemi të gatshëm që me opozitën në parlament këtë radhë të diskutojmë, të ulemi në tryezë të marrim propozime nga të gjitha palët për emrin e një presidenti konsensual. Jemi të gatshëm të marrim prej tyre opsione, të diskutojmë emra, të diskutojmë parimisht kriteret që duhet të plotësojë Presidenti.” – tha Spiropali.

    Sipas Spiropalit PS e shkarkoi Ilir Metën jo me emocion, por për shkak të shkeljes së rëndë të kushtetutës. “Përkundrazi kemi qenë të zhveshur nga çdo lloj emocioni për Ilir Metën. Ne e kemi shkarkuar me një raport më shumë se 120 faqe të detajuar mbi shkeljet e tij të kushtetutës.” – theksoi Spiropali në Përballë.

    Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali thotë se dorëheqja e Gramoz Ruçit nuk ka lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Fierit, ku PS mori 9 mandate dhe nuk arriti objektivin e vendosur për 10 – 11 deputetë. Spiropali e quajti një leksion të madh politik largimin e Ruçit.

    “Nuk është kjo arsyeja sepse Gramoz Ruçi e ka fituar mandatin e tij ne Fier ashtu siç dhe kanë marrë 9 mandate në mandatin e tretë të PS. Akti i Ruçit ishte një vendim i lartë. Unë besoj fort që është një leksion i madh politik, një akt që e nderon Gramoz Ruçin jo vetëm brenda partisë politike që i përket por në skenën politike shqiptare akte të tilla janë të rralla” – tha Spiropali.

    Ajo shtoi se largimi i Ruçit bëhet edhe më i lavdishëm pasi është në kontrast të thellë me atë që po ndodh në PD.”Dy forca politike që në 30 vjetorin e tyre po lëvizin në drejtime krejt të kundërta.

    Është në kontrast të thellë me atë që po ndodh brenda Partisë Demokratike dhe kjo e bën edhe më të lavdishëm aktin e tij. Gramoz Ruçi është nga ata politikanë që kurrë nuk është kapur me thonj pas karriges. Mosha e tij të cilën e dha dhe si arsye por edhe pozicionet që ka mbajtur. Kulmi i karrierës së tij është i mjaftueshëm për ti dhënë atij kohën që të dali nga politika i qetë, pa fantazma që e ndjekin nga pas pa frikë dhe pa e përdorur Partinë Socialiste si mburojë.”- tha Spiropali në Përballë.

    TË FUNDIT

    Autobusi me shqiptarë nga Kosova rrëzohet në Kroaci, 10 persona humbin jetën

    Një aksident i rëndë me humbje jete ka ndodhur në Kroaci. Një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë, ka dalë nga...

    Medalja e Artë e Distria Krasniqit pritet hidhur në Serbi

    Medalja e Artë e Distria Krasniqit në Tokio nuk është pritur mirë në Serbi. Pjesa më e madhe e...

    A mund t’i dalloni dy gratë në këtë iluzion optik?

    Iluzionet optike mund t'i tërheqin njerëzit pas tyre derisa të jenë në gjendje të gjejnë një zgjidhje. Kjo sepse...

    Super yjet që përdorin transportin publik si çdo person tjetër

    Ne shpesh besojmë se jeta e yjeve ka të bëjë me magjepsjen, limuzinat, avionët privatë dhe lukset e tjera, që ne njerëzit...

    Don't Miss

    Me 230 km në orë/ Këngëtari i indonjuar: Provojeni në Serbi apo Zvicër

    Genc Prelvukaj, këngëtari i njohur nga Kosova ka reaguar është indinjuar nga dy bashkëkombasit e tij që u gjobitën në Shqipëri sepse...

    Me 230 km në orë/ Indinjohet këngëtari: Provojeni në Serbi apo Zvicër

    Genc Prelvukaj, këngëtari i njohur nga Kosova ka reaguar është indinjuar nga dy bashkëkombasit e tij që u gjobitën në Shqipëri sepse...

    Familja mbytet në liqen, vëlla e motër gjenden të kapur për dore

    E trishtë një ngjarje në Turqi, ku një familje me 5 anëtarë u mbytën në liqen teksa po festonin një ditëlindje.

    Manaj grumbullohet nga Barcelona e parë, shënon 3 gola në fitore

    Barcelona ka zhvilluar sot një takim miqësor me skuadrën e Gimnastic duke fituar thellë me rezultatin 4-0. Takimi u...

    VIDEO-PËRMBYTJET/ Gruaja merret nga uji, ndërhyjnë qytetarët

    Vërshimet masive në qendër të Kinës kanë shkaktuar nivele rekorde të shiut, duke lënë 12 persona të pajetë dhe mbi 100,000 të...

    Qendroni te informuar

    To be updated with all the latest news, offers and special announcements.