Tuesday, June 22, 2021

VIDEO/ U nda nga bashkëshorti, 42 vjeçarja feston me tupana

Ndoshta nuk e keni dëgjuar më pare por një grua në Turqi ka festuar divorcin me bashkëshortin e saj.
More

    Latest Posts

    Njeri me zemër të madhe/ Mane ndërton spital për qytetin e tij të lindjes

    Futbollisti i njohur Sadio Mane, njihet jo vetwm si njw lojtar i madh por edhe mjaft bujar. Ylli senegalez...

    Sadio Mane ndërton spital për qytetin e tij të lindjes

    Futbollisti i njohur Sadio Mane, njihet jo vetëm si një lojtar i madh por edhe mjaft bujar. Ylli senegalez...

    VIDEO/ Gol i paparë ndonjëherë, topi përplaset 3 herë në tranverse

    Në kampionatin amerikan të futbollit është shënuar një gol që se kemi parë kurrë. Goli i jashtëzakonshëm u shënua...

    Më 28 qershor ky shtet heq përfundimisht maskat

    Ndërsa normat e infeksionit të koronavirusit vazhdojnë të bien në Itali, autoritetet shëndetësore thanë se ata do të vlerësojnë kërkesën aktuale për...

    “Votoni për mua më 25 prill: Premtoj 4 mijë euro pagë mujore për të gjithë”

    Vendosa edhe unë që të shpall kandidaturën më 25 prill.

    Ekipin qeveritar do ta prezantoj së shpejti. Nuk premtoj as  120 mijë dhe as 300 mijë vende të reja pune, as paga 1 mijë euro apo më shumë për kategori të caktuara, as ulje dhe as rritje taksash.

    Premtoj garë të ndershme dhe përmes saj punësim gradual dhe rritje graduale të pagave. Pak e shumë premtoj ta kthej Shqipërinë në një vend të begatë si Norvegjia, për 10 vjet. Pra do të ketë punë për 2 milion shqiptarë dhe pagë mesatare deri në 3-4 mijë euro. Do të nis në Norvegji njerëz të aftë, që do të kopjojmë modelin e tyre dhe me vullnetin e mirë, për një dekadë do të realizojmë planin tonë. Unë besoj vërtet se Shqipëria kaq sa është bëhet për 10 vjet. Kaq iu desh edhe Gjermanisë të ringrihej pas shkatërrimit nga Lufta II Botërore.

    Nëse nuk do ta kem mbajtur premtimin, në mandatin e parë, dhe shihet se nuk do të kem perspektivë në të dytin, premtoj se do të largohem vetë pa shkuar te i treti.

    Por më besoni: nuk është as  e vështirë, as e pamundur. Mjafton të jemi pak të ndershëm dhe mjafton të mësohemi me gjuhën e rezultateve konkrete. Si për shembull kur interesohemi të dimë se cili është nxënësi më i mirë në shkollë, nëse mësuesi nuk e ka shitur kurrë notën, do të bazohemi te rezultati.

    Ose më mirë marrim shembullin me sportistët.

    Përse atletët Luiza Gega,  Izmir Smajlaj, si dhe peshëngritësi, Daniel Godelli, tre sportistët më të mirë që ka sot Shqipëria, arrijnë rezulate të shkëlqyera në arenën ndërkombëtare.  Sepse janë sportistë individualë dhe rezultatet e tyre as manipulohen dhe as mund të falsifikohen. Po nëse do të kishte garë të ndershme, në të gjitha fushat, pra klasa politike që ka në duar ‘jurinë’, do të kishte pasur vullnetin për të zgjedhur më të mirët, a nuk do të ishte sot Shqipëria akoma edhe më e mirë, me njerëz më të aftë, që do ta prezantonin denjësisht vendin në arenën ndërkombëtare.

    A kemi ne juristë për të pasur një sistem drejtësie që jep drejtësi  dhe ku janë ata?

    A kemi ne ekonomistë për të pasur një ekonomi sa më të shëndoshë, kush janë ata dhe ku ndodhen?

    A kemi ne studiues që studiojnë dhe shpjegojnë fenomenet negative të shoqërisë sonë, me qëllim që të orientojnë siç duhet qeveritë, për vendimmarrjet e duhura?

    A kemi ne mjekë, mësues, policë, që shqetësohen për shëndetin, dijen dhe sigurinë e popullatës?

    A kemi ne media dhe gazetarë që informacionin e shohin si interes për publikun?

    Po politikanë që shqetësohen për të gjitha këto?

    Pra, duket se paska qenë e vështirë të përzgjedhësh njerëzit më të mirë.

    Votoni për mua më 25 prill. E para, sepse të humbur se të humbur jeni, e dyta, nuk keni se çfarë humbni dhe e fundit, nuk do t’ju zhgënjej.

    OPINION/ Nga Aranit Muraçi/

    TË FUNDIT

    Njeri me zemër të madhe/ Mane ndërton spital për qytetin e tij të lindjes

    Futbollisti i njohur Sadio Mane, njihet jo vetwm si njw lojtar i madh por edhe mjaft bujar. Ylli senegalez...

    Sadio Mane ndërton spital për qytetin e tij të lindjes

    Futbollisti i njohur Sadio Mane, njihet jo vetëm si një lojtar i madh por edhe mjaft bujar. Ylli senegalez...

    VIDEO/ Gol i paparë ndonjëherë, topi përplaset 3 herë në tranverse

    Në kampionatin amerikan të futbollit është shënuar një gol që se kemi parë kurrë. Goli i jashtëzakonshëm u shënua...

    Më 28 qershor ky shtet heq përfundimisht maskat

    Ndërsa normat e infeksionit të koronavirusit vazhdojnë të bien në Itali, autoritetet shëndetësore thanë se ata do të vlerësojnë kërkesën aktuale për...

    Don't Miss

    Shfaqja e rrallë. Ujqit “sulmojnë” aktorin në skenë (VIDEO)

    Një kope ujqish ka sulmuar në skenë aktorin që ishte duke dhënë një shfaqje live. Ngjarja ka...

    Gigi D’Alessio dhe Denise Esposito, janë çifti me i ri i showbizit?

    Më shumë se një vit pas përfundimit të historisë së gjatë me Anna Tatangelo, Gigi D’Alessio, 54 vjeç, duket se është hedhur...

    Këto janë ritualet e mirëqënies për secilën shenjë

    Të gjithë kemi nevojë për një ritual Wellness, ato gjeste të vogla që na lejojnë të kujdesemi për veten, të relaksohemi, të...

    Peshqit e çuditshëm që jetojnë 100 vjet dhe shtatzënia e femrave të tyre zgjat 5 vjet

    Colacanth është një peshk gjigand i çuditshëm, që daton që prej kohës së dinosaurëve. Një studim i ri zbuloi...

    8-vjeçarja dhuron flokët e saj për të sëmurët

    Greta, 8 vjeçe dhe zemër kaq të madhe. Janë kaq të rrallë njerëzit që bëjnë bamirësi, ne jemi mësuar...

    Qendroni te informuar

    To be updated with all the latest news, offers and special announcements.